Mblidhnin informata mbi lëvizjen e pajisjeve ushtarake, Ukraina shkatërron rrjetin rus të spiunazhit në vend

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka njoftuar se ka shkatërruar një “rrjet spiun” rus në rajonin e Kharkiv.

“Kriminelët rusë mblodhën informacione për vendndodhjen e fortifikimeve dhe rrugëve të lëvizjes së kolonave të pajisjeve ushtarake ukrainase, duke përfshirë hekurudhat” thuhet në njoftimin e publikuar.

Katër anëtarë të dyshuar të rrjetit spiun rus u arrestuan si pjesë e operacionit tha Shërbimi i sigurisë i Ukrainës.

“Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve u gjetën kompjuterë dhe telefona celularë, të cilët i përdornin për të kryer veprime zbuluese kundër Ukrainës. Gjithashtu u sekuestruan tre granata luftarake”.

Tre prej tyre u akuzuan për tradhti të lartë, ndërsa tjetri u akuzua për përdorim të paligjshëm të municioneve, ndërsa SBU është ende në kërkim të një personi tjetër, i cili besohet se ka ikur në Rusi.

Të katër të arrestuarit përballen me burgim të përjetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts