Mbrëmje e magjishme/ Rikthehet Champions-i, sa shumë emra “big” në fushë! Ja 8 përballjet emocionuese të ditës së sotme





Rikthehet Liga e Kampioneve! Ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen 8 përballjet e dyta të grupeve, teksa në fushë do të zbresin shumë emra të frikshëm të futbollit europian, teksa nuk mungojnë duelet e zjarrta.

uefa-champions.league-21-22-logo (2)

Shahtjor-Inter dhe Ajaks-Beshiktash, janë 2 përballjet e para, që do të ngrenë siparin e ditës së sotme. Këto 2 takime do të startojnë në orën 18:45, për të kulmuar më pas me mbrëmjen magjike.

PSG-Mançester Siti dhe Milan-Atletiko Madrid, janë padyshim supersfidat, ku spektakli duket i garantuar. Në fushë do të zbresin yjet më të mëdhenj të futbollit, një mbrëmje e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar.

“Panorama Sport”, do të përcjellë gjithçka në kohë reale, nga kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve në Europë. Gola, statistika pikante, deklaratat pas ndeshjes, e shumë e shumë detaje të tjera interesante!

GRUPI A:

PSG – Mançester Siti 21:00

Lajpcig – Klub Bryzh 21:00

GRUPI B:

Milan – Atl.Madrid 21:00

Porto – Liverpul 21:00

GRUPI C:

Ajaks – Beshiktash 18:45

Dortmund – Sporting 21:00

GRUPI D:

Shahtjor D. – Inter 18:45

Real Madrid – Sherif 21:00

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *