Mbretëresha 95-vjeçare e Britanisë fotografohet duke drejtuar makinën Jaguar pas daljes nga spitali

14:56 01/11/2021

Mbretëresha Elizabeth II është parë për herë të parë në publik që pas natës të cilën e ajo e kaloi në spital javën e shkuar.

Ajo është parë sot duke drejtuar makinën e saj përgjatë zonës së Pallatit Mbretëror, në të njëjtën ditë me samitin që po zhvillohet në Glasgow mbi çështjet e klimës.

Madhëria e saj kishte veshur një shami koke dhe syze të errëta, teksa shihej duke drejtuar makinën Jaguar.

Të premten u njoftua se 95-vjeçarja kishte anuluar të gjitha takimet e punës dhe vizitat për dy javët e ardhshme dhe ishte këshilluar që të angazhohej vetëm në punët e lehta të zyrës.

Për këtë arsye shumë nga angazhimet mbretërore u anuluan, përfshirë dhe konferencën COP26 për çështjet e klimës e cila nis sot.

Mbretëresha, e cila kohët të fundit përdori bastunin për herë të parë në vizitat e Pallatit Mbretëror, po vazhdon të kryejë teste të ndryshme për shëndetin që prej shtrimit në spital javën e kaluar.

Stafi i Pallatit Mbretëror shprehet se Mbretëresha është në humor të mirë dhe se mjekët janë duke ndjekur të gjitha këshillat e nevojshme në lidhje me shëndetin e saj. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *