Mbretëresha e Danimarkës infektohet për herë të dytë me Covid-19

17:17 21/09/2022

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe është infektuar për herë të dytë me Covid-19. Pasi rezultoi pozitive me koronavirusin, Mbretëresha anuloi të gjitha takimet e kësaj jave.

82-vjeçarja u konfirmua me Covid-19 mbrëmjen e së martës. Ajo ishte 1 nga 2000 të ftuarit që morën pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëresha Margrethe është e vaksinuar kundër Covid-19. Për herë të fundit ishte infektuar me këtë virus në Shkurt 2022 me simptoma të lehta.

Pas Mbretëreshës Elizabeth II, Mbretëresha daneze Margrethe është monarkja më jetëgjatë në Europë. Ajo dhe Mbretëresha Elizabeth II ishin kushërira të treta, pasi të dyja kishin lidhje me Mbretëreshën Victoria.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *