Mbretëresha Elizabeth dëshiron krishtlindje me familjen

10:45 01/11/2021

Për monarken është “tepër e rëndësishme” t’i kaloj festat me familjen e gjerë

Mbretëresha Elizabeth është “plotësisht e përkushtuar” që t’i kalojë Krishtlindjet me familjen. Monarkja 95-vjeçare ishte shtruar për pak kohë në spital për disa teste në fillim të këtij muaji dhe ka anuluar të gjitha angazhimet personale për dy javët e ardhshme, por është e vendosur të pushojë dhe të shërohet në mënyrë që të mund të shohë të dashurit e saj në festën tradicionale.

Vitin e kaluar mbretëresha dhe bashkëshorti Princi Philip – i cili vdiq në prill në moshën 99-vjeçare – ishin vetëm për Krishtlindje për shkak të masave kundër koronavirusit, kështu që thuhet se është “tepër e rëndësishme” për të që këtë fundvit ta kalojë me familjen e gjerë.

Ajo po pushon nën urdhrat e mjekëve me qëllim që të jetë në gjendje të shijojë plotësisht shoqërinë e familjes së saj të gjerë gjatë periudhës së pushimeve”, ka thënë një burim për gazetën “Sunday Mirror”.

Pallati Buckingham ka bërë të ditur së fundmi se Mbretëresha nuk do të bënte vizita zyrtare për dy javë, pasi kështu ishte këshilluar nga mjekët. Monarkja do të vazhdojë me disa detyra të lehta, që do t’i kryejë nga tavolina gjatë kësaj kohe. Megjithate , ajo është e vendosur që të marrë pjesë në të Dielën e Përkujtimit në Cenotaph në Londër më 14 Nëntor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *