Mbretëresha Elizabeth i bën për të qeshur udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Mbretëresha Britanike Elizabeth II-të i bëri të ftuarit e saj të qeshnin kur me shaka i pyeti kur pozonin për një foto nëse duhej të dukeshin sikur po kënaqeshin.

Britania po pret samitin e liderëve të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara, i cili, sipas BBC, po përpiqet të magjepsë me ofensivën mbretërore të sharmit në pritjen në Cornwell.

Dhe, shton ajo, zgjuarsia natyrore e mbretëreshës 95-vjeçare duket se tashmë ka fituar simpatinë e udhëheqësve kur i pyeti gjatë pozës, “A duhet të dukeshit sikur po kënaqeshit?”

Kur udhëheqësit qeshën, kryeministri britanik, Boris Johnson me shaka u përgjigj “Ne jemi duke shijuar veten, pavarësisht nga pamja e jashtme”. Pritja për udhëheqësit botërorë është ngjarja e parë e madhe publike që Mbretëresha ka marrë pjesë që nga vdekja e burrit, Princit Philip.

Në pritje, Mbretëresha u takua për herë të parë me Joseph Biden si president i Shteteve të Bashkuara. Biden është kreu i 13-të i Shtëpisë së Bardhë, të cilin ajo e takoi gjatë sundimit të saj gati shtatë dekadash në fronin britanik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *