Mbretëresha nuk pranon në festime Andrew dhe Harry

mbreteresha nuk pranon ne festime andrew dhe harry
mbreteresha nuk pranon ne festime andrew dhe harry

15:06 07/05/2022

Mbretëresha Elizabeth planifikon të marrë pjesë në festimet e mëdha për të shënuar 70-vjetorin e saj në fronin britanik muajin e ardhshëm, ka bërë me dije Buckingham Palace, por dy anëtarë të familjes mbretërore, princërit  Andrew dhe Harry, do të përjashtohen nga ngjarja tradicionale.

96-vjeçarja, monarkja  më jetëgjatë e Britanisë, shënoi shtatë dekada si mbretëreshë në Shkurt dhe katër ditë ngjarje të “70-vjetorit të fronëzimit” që do të  mbahet në fillim të Qershorit. Një tipar i të gjitha ngjarjeve  të mëdha mbretërore është mbledhja e familjes mbretërore për të përshëndetur turmat nga ballkoni i pallatit.

Por, mbretëresha ka vendosur që as djali i saj Princi Andrew dhe as nipi Princi Harry nuk do të jenë atje këtë herë.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm, mbretëresha ka vendosur që pamja tradicionale e këtij viti në ballkon “Trooping the Color…” do të kufizohet në madhështinë e saj dhe ata anëtarë të familjes mbretërore që aktualisht janë duke kryer detyra publike zyrtare në emër të mbretëreshës”, bëhet me dije nga një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts