Mbretëria e Bashkuar: Bie qyteti i Kreminës në Ukrainë

09:50 26/04/2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar në përditësimin e saj të përditshëm se qyteti i Kreminës në Luhansk ka rënë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sipas raporteve të mëparshme, forcat ruse kishin nën kontroll Kreminën, një qytet ukrainas me rreth 18,000 banorë.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftime të ashpra u raportuan në jug të qytetit të Izyum, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja.

Në këtë raport, po ashtu u tha se forcat ruse ka të ngjarë të përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara të Ukrainës në lindje të Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.