Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë reklamat e ndërhyrjeve estetike

23:30 25/11/2021

Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi nisur nga muaji Maj

Në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen reklamat e kirurgjisë estetike për personat nën moshën 18 vjeç.

Rregullat e reja nënkuptojnë se kompanitë nuk do të mund të reklamojnë ndërhyrje kozmetike në programet televizive apo media të tjera ku ka audiencë të madhe të kësaj moshe.

Ky është hapi i rradhës së këtij vendi pasi më herët Britania e Madhe ndaloi me ligj kryerjen e operacioneve të tilla për adoleshentët.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi nisur nga Maji dhe vendimi është marrë pas disa konsultimeve.

Komiteti për Praktikën e Reklamimit në Britaninë e Madhe thotë se reklama të tilla mund të kenë ndikim negativ në shëndetin mendor të të rinjve dhe shtojnë presionin për pamjen fizike të tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *