“Mbretëria e Bashkuar nuk e trajtoi seriozisht pandeminë”

Gabimet dhe vonesat serioze të marrjes së masave nga ana e qeverisë, por edhe nga këshilltarët shkencorë ka shkaktuar jetë njerëzish gjatë pandemisë.

Një studim i realizuar nga Komiteti ndër-partiak i Shkencës e Teknologjisë dhe Komiteti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, tha se Mbretëria e Bashkuar e trajtoi pandeminë si një grip.

Në një raport të publikuar deputetët thanë se plani për të trajtuar pandeminë ishte i bazuar në një model gripi.

Gjithashtu raporti ka sjellë tetë situatë në të cilat Mbretëria e Bashkuar nuk u fokusua siç duhet për të trajtuar siç duhet pandeminë.

Fillimisht është ndaluar tek gatishmëria duke sqaruar se plani i qeverisë nuk ishte i zgjeruar dhe nuk arriti të mësonte nga Sars, Mers dhe Ebola. Regjistri kombëtar i rrezikuar parashikoi që gjatë përhapjes së Covid të ishin më të ulëta, por që në fakt ndodhi e kundërta pasi u rrit edhe numri i vdekshmërisë.

Lejimi i infektimit të qytetarëve për të arritur imunitetin e tufës çoi në përhapjen e shpejtë të infeksionit në vend që të parandalonte infektimet.

U desh kohë që autoritetet të kuptonin se marrja e masave serioze do të shpëtonte më shumë jetë njerëzish.

Ministrat injoruan thirrjet për izolime, po karantinë të përkohshme, nëse këto do të ishin trajtuar me kujdes , mijëra jetë do të kishin shpëtuar , shkruan The Mirror.

Por kryeministri Boris Johnson njoftoi bllokimin  në 4 janar të 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *