Mbretëria e Bashkuar ofron 175 milionë £ ndihmë për Ukrainën

16:17 07/03/2022

Boris Johnson ka bërë të ditur se 175 milionë paund të tjera do t’i jepen Ukrainës në ndihmë. Kjo e çon shumën totale të mbështetjes nga Mbretëria e Bashkuar në 400 milionë paund.

“Pas 12 ditësh është tashmë e qartë se Putini ka bërë një llogaritje të gabuar, ka nënvlerësuar ukrainasit, rezistencën e tyre heroike, ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe ka nënvlerësuar unitetin e Perëndimit”.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Kandaja kanë mobilizuar mbështetje më praktike dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Ky është momenti që miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dështojë”, tha Johnson./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.