Mbretëria e Bashkuar: Presim që Kina të mbrojë sovranitetin e Ukrainës

mbreteria e bashkuar presim qe kina te mbroje sovranitetin e ukraines
mbreteria e bashkuar presim qe kina te mbroje sovranitetin e ukraines

16:38 25/02/2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është shprehur përmes një postimi në Twitter se “presin që Kina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Fola me Ministrin e Jashtëm Wang Yi për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe e bëri të qartë se veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së OKB-së. Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne presim që Kina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar ajo.

Kina dhe Rusia kanë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe më herët, Ministri i Jashtëm Kinez nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një “pushtim”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts