
15:52 14/11/2023
Festimet për ditëlindjen e 75-të të Mbretit Charles nisin që të hënën me një festë tradicionale çaji të mbajtur në rezidencën familjare të monarkut britanik.
Të ftuarit u mblodhën për t’i kënduar ditëlindjen Mbretit Charles ndërsa përpara e priste kjo tortë e zbukuruar me një kurorë .
Ndërsa këtë të martë nuk munguan as përshëndetjet tipike me armë të cilat janë të zakonshme në raste të veçanta si përvjetorë dhe ditëlindje, por edhe në rast vdekjeje.
Ato kryhen nga personeli ushtarak nga vende të ndryshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj si një shenjë respekti dhe admirimi për monarkun.
Ashtu si nëna e tij e ndjerë edhe Mbreti Charles po vijon traditën e festimit të ditëlindjes në dy data të ndryshme.
Sot ai feston ditën e lindjes ndërsa më parë festoi ‘ditëlindjen zyrtare’ më 17 Qershor 2023.
Monarkët britanikë festojnë dy herë, një herë privatisht dhe një herë tjetër në publik. Tradita e festëts së ditëlindjes në muajin Qershor filloi për herë të parë në 1748 në kohën e Mbretin George II, i cili donte të festonte ditëlindjen në mot të ngrohtë pasi ditëlindja e tij ishte me 30 Tetor.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al