Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer

mbreti charles iii diagnostikohet me kancer

19:04 05/02/2024

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III është diagnostikuar me kancer. Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror përmes një deklarate zyrtare. Sipas deklaratës, Mbreti filloi trajtimet e rregullta që ditën e hënë.

Pallati Mbretëror ka deklaruar se kanceri me të cilën është diagnostikuar Mbreti Charles III nuk është prostate, teksa kanë preferuar të mos e zbulojnë llojin e kancerit që ka prekur Mbretin.

Pallati Buckingham thotë se Mbreti është shumë pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, Mbreti do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që pjesëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore ta ndihmojnë dhe ta përkrahin gjatë trajtimit të kancerit.

Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Pallati Mbretëror bën të ditur se Mbreti 75-vjeçar do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.

Sjellim në vëmendje se rreth një javë më parë, Mbreti Charles III bëri një trajtim prostate në një spital në Londër. Mbreti zgjodhi që këtë ta bënte publike pasi tha duhen inkurajuar burrat që të rrisin ndërgjegjësimin lidhur me këtë çështje./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts