Mbreti Charles III me kancer/ BBC: Pritet që Harry të niset drejt Mbretërisë së Bashkuar

mbreti charles iii me kancer bbc pritet qe harry te niset drejt mbreterise se bashkuar

19:43 05/02/2024

Pasi Pallati Mbretëror bëri të ditur lajmin se Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer, BBC News ka mësuar se Princ Harry do të udhëtojë nga Kalifornia për në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar babain e tij.

Më tej, burime për median prestigjioze kanë bërë të ditur se Princi Harry ka komunikuar me Mbretin Charles III për të mësuar si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, në deklaratën zyrtare, Pallati Buckingham thotë se Mbreti është shumë pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur, megjithatë do t’i shtyjë angazhimet e tij publike.

Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Pallati Mbretëror bën të ditur se Mbreti 75-vjeçar do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts