Mbreti Charles në Francë, flet për klimën dhe luftën

[embedded content][embedded content]

19:00 21/09/2023

Darka e tij në Pallatin e Versajës është kritikuar për shkak të luksit

Mbreti Charles III ka vlerësuar mirëpritjen e mrekullueshme të Francës në një darkë madhështore të mbajtur për nder të tij të në ambientet e Pallatit të Versajës.

Pas darkës me dolli të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron, Charles mbajti një fjalim të gjatë, kryesisht në frëngjisht, në Senat, duke u bërë kështu monarku i parë britanik në histori që flet në parlamentin francez.

Duke iu drejtuar ligjvënësve ai solli në fokus luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

“Ashtu siç ne qëndrojmë bashkë kundër agresionit ushtarak, ne duhet të përpiqemi së bashku që të mbrojmë botën nga sfida më ekzistenciale nga të gjitha: ajo e ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike dhe e shkatërrimit katastrofik të natyrës.”

Mbreti Charles vlerësoi kontributin e nënës së tij të ndjerë mbretëreshës Elizabet në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Francës, ndërsa kërkoi mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë kudo në botë.

“Përkushtimi ynë dhe aleanca jonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Së bashku ne qëndrojmë krah për krah me popullin ukrainas me solidaritet të plotë. Bashkë ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë që Ukraina të triumfojë dhe që liritë që ne gëzojmë do të fitojnë në fund.”

Vizita e Mbretit Charles në Francë vjen në një kohë kur qytetarët francezë dhe britanikë po vuajnë pasojat e inflacionit që ka arritur në nivelet më të larta të disa dekadave. Për këtë arsye edhe darka në pallatin luksoz të Versajës ka marrë kritika të shumta.

Franca pritej të ishte vendi i parë që Charles do të vizitonte pasi u bë mbret, një gjest miqësie nga Britania e Madhe pas viteve të vështira të Brexit. Por vizita, e planifikuar për në mars, u shty kur Franca u përfshi nga protestat kundër reformës së pensioneve.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts