Mbreti Charles thyen heshtjen pas diagnostikimit me kancer

mbreti charles thyen heshtjen pas diagnostikimit me kancer
mbreti charles thyen heshtjen pas diagnostikimit me kancer

BRITANI E MADHE

Mbreti Charles ka folur për herë të parë që kur Pallati Buckingham njoftoi diagnostikimin e tij me kancer. Lajmi tronditi Mbretërinë e Bashkuar si dhe pati impakt në rang ndërkombëtar, gjë që solli një mori urimesh drejt Charles.

Edhe pse është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrimet publike, ai vijon të qëndrojë pranë popullit të tij.

Në 50-vjetorin e Pavarësisë së Grenadës, monarku i dërgoi vendit urimet e tij më të përzemërta. Charles tha se ai vend ruan kujtime të veçanta për të pasi e vizitoi 5 vite më parë me mbretëreshën Camilla. Në deklaratë, ai kërkoi falje që nuk mund të ishte i pranishëm në këtë “moment historik”.

“Gjatë këtyre pesë dekadave të fundit, unë kam parë me admirimin të thellë teksa keni ndërtuar kombin tuaj dhe keni krijuar vendin e veçantë të Grenadës në botë dhe si një anëtar thelbësor i familjes sonë të Commonwealth. Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Së bashku, ju jeni përballur me sfidat më kritike të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit duke i ofruar botës një shembull lidershipi, elasticiteti dhe inovacioni”, thuhet në mesazhin e mbretit Karli III.

Charles pritet që të rifillojë takimet e tij javore me kryeministrin britanik Rishi Sunak brenda dy javëve.Çdo javë, ai takohet privatisht me të për të diskutuar mbi çështjet e shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts