Mbreti Charles vizitë shtetërore në Francë

mbreti charles vizite shteterore ne france

mbreti charles vizite shteterore ne france

19:40 20/09/2023

Shtypi francez jehonë vizitës, parizienët ‘të pa interesuar’

Mbreti Charles III ndodhet në Francë ku po zhvillon një vizitë tre ditore, e cila ishte planifikuar të niste më herët, por u shty në muajin mars pas protestave kundër reformës së pensioneve. Për shkak të trazirave që përfshinë vendin, autoritetet vendosën ta shtynin vizitën në një moment të dytë për shkak të situatës së sigurisë.

Charles dhe mbretëresha Camilla u nisën në qendër të qytetit, ku u mbajt një ceremoni në “Harkun e Triumfit” në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.

Shtypi francez ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për këtë vizitë shtetërore, me shumë media që vënë në pah simbolikën e saj. Por vetë parizienët nuk kanë shprehur interes të madh për vizitën e Mbretit Charles, ndërsa shprehen se u mungon Mbretëresha Elizabet.

“Nuk e dija që do të vinte dhe nuk më intereson. Mendoj se që kur Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë , familja mbretërore nuk është aq e rëndësishme sa ishte”.

Në Britaninë e Madhe, sondazhet tregojnë se Charles III është më pak popullor se nëna e tij, e cila pati një mbështetje të madhe nga një shumicë dërrmuese e publikut.

Klan News

mbreti charles vizite shteterore ne france

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts