Mbreti i Danimarkës publikon libër

13:50 18/01/2024

Vetëm 3 ditë në fron, Frederik X publikon librin “Fjala e Mbretit”

Mbreti i Danimarkës Frederik X publikoi një libër disa ditë pas mbretërimit të tij, pasi mori fronin të Dielën pas abdikimit të nënës së tij Mbretëresha Margrethe.

Libri, Kongeord, ‘Fjala e Mbretit” u shkrua nga shkrimtari danez dhe botimi i tij ishte një surprizë. Në libër, mbreti jep pikëpamjet e tij mbi historinë daneze, fenë, monarkinë dhe flet për jetën, familjen dhe martesën e tij, bën me dije botuesi.

Një menaxher dyqani në një librari në qendër të Kopenhagen tha se libri ka arritur shitje të kënaqshme që nga botimi i tij.

Libri prej 110 faqesh kushton vetëm 33 Euro.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts