“Mbrojtësit e Azovstal do të dalin prej andej vetëm si rob lufte”

23:25 08/05/2022

Rusia do t’i lejojë mbrojtësit ukrainas të largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut në Mariupol vetëm nëse ata mund kapen rob dhe më pas të shkëmbehen me ushtarët rusë të kapur nga Ukraina. Kështu u shpreh këtë të diel presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ai tha po ashtu se për momentin ishte e pamundur për Ukrainën që të përdorte forcën ushtarake për të ndërhyrë në Azovstal, pa armatime të tjera të rënda.

Zelensky po i përgjigjej një pyetjeje nga Sky News në lidhje me kritikat e ngritura nga një luftëtar i strehuar në uzinë, i cili akuzoi qeverinë ukrainase për dështim, për të mbrojtur Mariupolin më mirë në fillim të pushtimit. Luftëtari gjithashtu kërkoi ndihmë, tha se ai dhe shokët e tij nuk do të dorëzoheshin kurrë në Rusi, por tha se ata gjithashtu besonin se do të vdisnin.

“Nuk është e mundur të zhbllokohet qyteti i Mariupolit me mjete ushtarake… Kjo është e pamundur sot”, tha Zelensky.

“Ukraina nuk ka armë kaq të rënda për të zhbllokuar Mariupolin me mjete ushtarake”, shtoi ai. Presidenti tha se opsioni tjetër është diplomacia. Deklaratat i bëri gjatë një konference për shtyp të dielën me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, i cili ishte për vizitë në Kiev.

Negociatat diplomatike çuan në atë që thuhet se ishin civilët e fundit, gra, fëmijë dhe të moshuar, që mundën të evakuoheshin nga fabrika e çelikut Azovstal.

Fabrika është bastioni i fundit i rezistencës ukrainase kundër forcave ruse që përpiqen të marrin kontrollin e Mariupolit, një qytet që dikur lulëzonte e që sot është kthyer në gërmadha nga bombardimet ruse, me dhjetëra mijëra civilë të vrarë.

“Rusia do të shkëmbejë [personelin] ushtarak vetëm nëse ata janë të burgosur, me të burgosur. Kjo është situata. Kjo është përgjigja nga Federata Ruse”, tha presidenti ukrainas./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.