Mbrojti aleatët politikë? Ja çfarë deklaron Berisha për heqjen e imunitetit të Mediut dhe Metës






Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e DASH, se ai “ka mbrojtur dhe favorizur aleatët politikë”.

berisha 1

Në këtë pikë, ish-Kryeministri përmendi Fatmir Mediun dhe Ilir Metën, për të cilët tha se ju ka hequr imunitetin.

“Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish-ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin. Çfarë ndërhyrje qenka kjo? Heqja e imunitetit qenka ndërhyrje? Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai hoqi vetë dorë nga imuniteti dhe kërkoi hapjen e procesit. Ndërhyrje është pengimi me imunitet apo mospengimi me imunitet? PD do të ndjehej në vështirësi nëse ky person nuk i adresohet një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Në qoftë se duam të bëjnë vetë prokurorin, vetë gjykatësin, atëherë jo, kjo nuk është”.

Berisha thotë se pret që Sekretari amerikan Blinken të paraqesë provat ndaj tij nëse ekzistojnë.

“Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Provat le t’i nxjerrin. Unë kam hapur gjyq, le t’i paraqesin para gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar privat. Ka patur një tendencë për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit  të ndarjes së Kosovës, projekt ogurzi dhe që jam krenar për qëndrimin që kam mbajtur, që të kualifikohej qëndrimi im si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA. Por unë çdo gjë e kisha publike. Ata që e iniciuan dështuan”.

Edhe deklaratës së zyrtarit të lartë të DASH, Mattheë Palmer, që përsëriti qëndrimin e Sekretarit Blinken, Berisha dha këtë përgjigje: “Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij, por z.Palmer është zyrat i lartë i Departamentit dhe ka mbrojtur deklaratën që ka mbajtur Departamenti i Shtetit. Megjithatë do të studioj deklaratën e tij”.

Pyetjes nëse vendimi i DASH që e shpalli “non grata” u dha në këtë moment për ta larguar nga politika, Sali Berisha tha se kushdo mund të ketë qëllime të caktuara.

“Shumë variante mund të dalin. Por besoj se hapi më i rëndësishëm është t’i drejtohem gjykatës dhe gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Sali Berisha gjatë jetës së tij politike. Unë e kam këtë çështje dinjiteti, pastaj se çfarë qëllimesh, secili ka të drejtë të ketë qëllimet e veta”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *