Mbrojti titullin kampion bote përballë Anthony Joshua, Zelensky uron boksierin ukrainas me mesazhin emocionues


















Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përshëndeti ruajtjen e titullit kampion bote për pesha të rënda të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, i cili mposhti mbrëmjen e djeshme me pikë Anthony Joshuan.

zelensky

Presidenti Zelensky uroi bashkombasin e tij përmes një postimi në Tëitter, fitoren e të cilit e cilësoi të vështirë por tepër të rëndësishme.

“Fitorja e vështirë, por kaq e rëndësishme dhe e nevojshme!”.

“Mbrojtja e titullit të kampionit të botës është një simbol që të gjithë ata që janë të llojit kozak (persona të lirë) nuk do të heqin dorë nga të tyret, do të luftojnë për të dhe do të fitojnë patjetër!”.

35-vjeçari ukrainas mbajti rripat e tij ËBA, ËBO dhe IBF gjashtë muaj pasi shërbeu në ushtrinë ukrainase si pjesë e mbrojtjes së vendit kundër pushtimit rus.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *