“Mbroni të dhënat personale të qytetarëve”, Tabaku-Ballës: Duhet të jeni 10 herë më i shqetësuar, te ‘Metamorfoza’ të përfshirë dhe policë

mbroni te dhenat personale te qytetareve tabaku balles duhet te jeni 10 here me i shqetesuar te metamorfoza te perfshire dhe police
mbroni te dhenat personale te qytetareve tabaku balles duhet te jeni 10 here me i shqetesuar te metamorfoza te perfshire dhe police

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku teksa i pranishëm për të raportuar ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri thirrje që të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve.

Po ashtu ajo u ndal dhe te operacioni “Metamorfoza” ku theksoi se ministri Balla duhet të ishte 10 herë më i shqetësuar se opozita, për faktin se pjesë e të inkriminuarve ishin dhe policë.

“Shqetësimet kryesore që ne kemi dhe prekin procesin e integrimit dhe Berlinit lidhen me lëvizjen e lirë, me kriminlatitetin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës që juve i keni parasysh pasi jeni njohës i mirë i raporteve të BE. Këto kanë qenë probleme dhe kritere më parë edhe janë edhe sot. Kjo do të thotë që akoma ne kemi probleme në këto fusha ndërsa vendet e tjera kanë një dinamikë tjetër.

Opozita siç e ka dhënë do ta japë kontributin e saj për këto problematike, por nuk duhet të harrojmë që këto janë problematika nuk i zgjidh opozita përfundimisht pasi i takojnë institucioneve ligjzbatuse. Ne sot morëm vesh për herë të parë diçka në lidhje me TIMS dhe të dhënat personale në këtë komision. Unë, i bëj thirrje qeverisë, një thirrje e përsëritur edhe më herët për z. Manja, që lidhet me implemenitmin e GDPR nga ana e qeverisë shqiptare në mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve. Kjo do t’i detyrojë të gjithë institucionet shqiptare që të kenë një protokoll të ri, e nuk e kam fjalën vetëm për TIMS, por edhe me të dhënat e publikuara gjatë vitit të zgjedhjeve që mbeten me shqetësim.

Së dyti, dua t’i rikthehem gjetjeve të dosjes Metamorfmoza dhe pastrimit të Policisë së Shtetit. Ku ju thatë që ka një hetim dhe SPAK për këtë çështje. Z. Ministër ju duhet të keni qenë dhjetë herë më i shqetësuar se sa unë. Fakti që janë në hetim 70 drejtues të lartë të policisë siç përmend media. Ky hetim për lidhje kriminale është një njollë shumë e rëndë për policinë e shtetit, uroj që institucioni juaj të marrë masa përpara hetimit të SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kur shkojmë jashtë ne përfaqësojmë Shqipërinë. Ndaj nuk ka kënaqësi të shohim kritere në lidhje me këtë problematikë që të shtohen.”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts