Mbyllen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

17:30 28/02/2022

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë kanë përfunduar. Lajmi u bë i ditur nga një prej zyrtarëve ukrainas për agjencinë shtetërore ruse.

Sipas asaj që përcjell Sky News, zyrtarët do të rikthehen në kryeqytetet e tyre respektive për konsultime të mëtejshme, përpara se të mbajnë një raund të dytë bisedimesh.

Presidenca ukrainase tha më herët se këto bisedime synojnë që të vendosin armëpushim dhe që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Por perëndimi mbetet dyshues për motivet e Rusisë. Gjithnjë sipas asaj që shkruan Sky News raundi i dytë i bisedimeve do të mbahet në ditët në vijim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.