Mbyllen pa rezultat bisedimet Rusi-Ukrainë

mbyllen pa rezultat bisedimet rusi ukraine
mbyllen pa rezultat bisedimet rusi ukraine 1

20:24 28/02/2022

Kievi kërkon armëpushim. Macron flet me Putin

Në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, delegacionet e Kievit dhe Moskës u ulën në bisedime. Për më shumë se tre orë delegacionet diskutuan në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë ku synimi kryesor ishte ulja e tensioneve dhe hapja rrugë së zgjidhjes me dialog të krizës ukrainase. Pala ukrainase vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, armëpushimin e menjëhershëm. Përfaqësuesit e Kievit po ashtu kërkuan edhe tërheqjen e trupave Ruse nga Ukraina.

Moska nuk ka pranuar të shpallë qëndrimin e saj teksa në takim është folur për arritjen e një marrëveshje që do të kishte interes dypalësh. Pasi bisedimet kanë përfunduar përfaqësuesit e të dy vendeve janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime.  Siç bëhet e ditur do të ketë një “raund tëdytë bisedimesh” mes Moskës dhe Kievit në ditët në vijim i cili do të mbahet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë sipas agjencive ruse të lajmeve.

Nga pala ukrainase, pjesë e takimit ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm. Ndërsa Moska ka dërguar ndër të tjerë edhe një këshilltar të presidentit Putin. Analistët perëndimorë nuk kishin pritshmëri të shumë nga ky takim, veçanërisht pas vendimit të Vladimir Putinit për të vënë në gatishmëri mbrojtjeje gjithë arsenalin bërthamor.

Përpjekjet për intensifikimin e diplomacisë për sa i përket krizës nuk i ka ndalur as presidenti francez Emmanuel Macron. Sipas një deklarate zyrtare nga Pallati i Elizesë bëhet me dije se presidenti francez ka pasur një bisedë telefonike të gjatë me homologun e tij Rus, Vladimir Putin. Macron i ka kërkuar Putinit që të ndalojë luftën dhe të ketë një armëpushim të menjëhershëm.

Ndër të tjera kërkesat e presidentit francez kanë qenë që gjatë kohës së negociatave të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre të ndaleshin duke ruajtur kështu infrastrukturën dhe rrugët kryesore. Sipas pallatit të Elizesë Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar mbi këto tri kërkesa, por tha se janë ushtarët ukrainas që po sakrifikojnë civilët.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts