Mbyllet epoka e Merkelit, sot gjermanët vendosin për pasardhësin e saj

09:08 26/09/2021

Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të zgjedhin sot pasardhësin e Angela Merkel në krye të qeverisë gjermane. Qendrat e votimit u hapën sot në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00 me orën lokale.

Kancelarja Merkel pritet që shumë shpejt të lërë detyrën e saj deri në forimin e qeverisë së re. Gjatë gjithë fushatës ajo është parë në mbështetje të kandidatit Armir Lanchet, i cili është dhe pasardhësi i saj në parti.

Por sondazhet tregojnë se gjermanët ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë sot, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se 35% e qytetarëve janë të pavendosur. Më të favorizuar nga sondazhet janë Armin Laset i Unionit Kristian Demokrat, Olaf Scholz të Social Demokratëve dhe Analena Bermpok nga të Gjelbrit.

Do të jenë gjermanët ata që do të vendosin se cili do të jetë udhëheqësi i tyre për vitet në vijim dhe pritet që kjo gjë të mësohet shumë shpejt. Në zgjedhjet e vitit 2017, rezultatet e para paraprake u shpallën vetëm 15 minuta pas mbylljes së kutive të votimit.

Por rezultatet përfundimtare, referuar edhe  zgjedhjeve të kaluara, nuk priten para së hënës. Këto zgjedhje do t’i japin fund edhe epokës së Merkelit, e cila do të largohet nga qeverisja pas 16 vitesh./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *