Mbyllet gazeta pro demokraci në Hong Kong

14:50 24/06/2021

Gazeta pro demokraci nĂ« Hong Kong ka njoftuar se nuk do tĂ« botohet mĂ«. Numri i saj u fundit u botua sot, pas pĂ«rplasjeve me qeverinĂ« dhe ngrirjes sĂ« aseteve tĂ« saj financiare. 1 milion kopjet e Apple Daily u blenĂ« menjĂ«herĂ« nga qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t pritĂ«n gjatĂ« natĂ«s pranĂ« zyrave tĂ« kĂ«saj  gazete, nĂ« shenjĂ« solidariteti.

Apple Daily ishte krijuar 26 vite më parë, por problemet e fundit dhe akuzat nga qeveria dhe problemeve financiare sollën mbylljen e saj. Qytetarët prej kohësh kanë qenë në mbështetje të kësaj medie dhe kanë kërkuar që ajo të vijonte botimin. Mbyllja shihet si një goditje për lirinë e shtypit nën presionin e Pekinit.

Ditët e fundit gazeta ka pasur shtim të shitjeve, pasi qytetarët kanë blerë numrat e fundit në shenjë solidarizimi. Por edhe pse kjo gazetë po vijonte botimin, drejtuesit e saj po përballen me akuza të rënda dhe policia ka bastisur disa herë zyrat.

Pak ditë më parë kryeredaktori Ryan Law, shefi ekzekutiv Cheung Kim-hung si dhe tre drejtues të tjerë u arrestuan një veprim që u dënua nga kombet perëndimore, grupet e të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër zyrtarët kinezë janë shprehur se liria e shtypit nuk mund të përdoret si një “mburojë” për ata që kryejnë krime .

Apple Daily është një media kritike ndaj udhëheqjes së Hong Kongut dhe Kinës kontinentale./tvklan.al
















TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *