Mbyllet një tjetër telenovelë e merkatos, Milani siguron Kampionin e Europës. Zbardhen detajet










Mbetet vetëm zyrtarizimi, por Alesandro Florenci do të jetë një futbollist i Milanit. Klubi ka gjetur prej kohësh akordin me futbollistin e përfaqësueses italiane, i saposhpallur Kampion Europe, ndërsa gjithçka mbahej pezull vetëm nga marrëveshja që do të nënshkruhej me Romën.

florenci

Sipas mediave italiane, ky akord është finalizuar në orët e fundit me huazimin e Florencit për një vit duke paguar shifrën 1 milion euro në arkat e kuqezinjve. Ndërsa në fund të sezonit do të vijë edhe transferimi përfundimtar, për një shifër prej 4,5 milionë eurosh që do të derdhen në arkat e Romës.

Kështu, Pioli do të ketë mbrojtësin e krahut që i mungonte dhe pret ta ketë të gatshëm për javët e ardhshme pasi ai do të mungojë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Florenci do të kryejë nesër vizitat mjekësore me Milanin, ndërsa më pas do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *