Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama zbulon sa qytetarë i janë përgjigjur pyetjeve të qeverisë: Ka një sërë vrejtjesh dhe ankesash që na kanë bërë të…









Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të enjteje mbylljen e procesit të Këshillimit Kombëtar. Përmes një konference për media së bashku me Drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, e cila koordinoi procesin, Rama tha se pyetjeve të drejtuara nga qeveria iu përgjigjën më shumë se gjysmë milioni shqiptarë.

“Kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër që na ka surprizuar dhe ne vetë, mbi gjysëm milionë qytetarë.

Jam këtu me Drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, agjencia ka organizuar dhe drejtuar procesin dhe fal përfshirjes së Instatit si një shërbim për këtë proces, me cilësi kemi arritur që ta përfundojmë Këshillimin Kombëtar me një rezultat pozitiv. RezultatI pozitiv është pjesëmarrja. Si hera e parë ishte me shumë të panjohura dhe për ne, por ajo që është më e rëndësishmja tani është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë t’u kthejmë besimin dhe t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë që zëri i tyre të dëgjohet me respekt dhe që opinionet e tyre të kthehen në plane zbatimi në atë drejtim që ata na kanë orientuar.

Kjo është A-ja në mënyrë që procesi i Këshillimit Kombëtar të rritet dhe të përfshijë sa më shumë qytetarë duke ruajtur konfidencialitetin. Ne kemi bërë një proces për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për tu shprehur pa asnjë lloj sikleti. Do të shohim dhe më tutje si do të vijojmë në këtë aspekt. Ka një sërë vrejtjesh dhe ankesash nga vetë qytetarët që na kanë bërë të mëndohemi dhe do t’i shohim me shumë vëmendje, si në formulimin e pyetjeve”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.