“Mbyllja e seancës për 5 minuta, jo normale, por…”, deputeti i PS: Motivi i veprimeve të opozitës, mbrojtja e Sali Berishës. PD, parti politike dhe paramilitare

mbyllja e seances per 5 minuta jo normale por deputeti i ps motivi i veprimeve te opozites mbrojtja e sali berishes pd parti politike dhe paramilitare
mbyllja e seances per 5 minuta jo normale por deputeti i ps motivi i veprimeve te opozites mbrojtja e sali berishes pd parti politike dhe paramilitare

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, mes tyre edhe tensionet mes mazhorancës dhe opozitës.

I pyetur lidhur me mbylljen e seancës së fundit parlamentare brenda pak minutash, Koçi tha se ajo që ndodhi nuk ishte normale, por ishte legjitime, ndërsa për këtë zhvillim fajësoi opozitën.

Ligjvënësi socialist tha se seanca parlamentare është një “tango dy-palëshe”, ndërsa shtoi se mazhoranca ishte e detyruar të vepronte në atë mënyrë.

Sipas Koçit, veprimet e mazhorancës kanë si motiv kryesor mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet nën hetim nga SPAK prej disa javësh.

Deputeti i mazhorancës përfundoi duke thënë se opozita duhet të heqë dorë nga dhuna, ndërsa tha më tej se nuk mund të ketë dialog me një “forcë paramilitare”.

[embedded content]

Seanca për buxhetin u mbyll për 5 minuta, a ishte normale kjo?

Duhet të rrinim nën tym më shumë që të kënaqeshim me produket shëndet-sjellëse të opozitës? Nuk është normale ajo që ndodhi por është legjitime. E gjitha ndodhi për shkak të opozitës, jo mazhorancës. Ne ishim përgatitur për të zhvilluar një seancë normale. Seanca është tango dy-palëshe, nuk bëhet me një palë. Ishim të detyruar të zhvillonim një seancë të tillë. Buxheti duhet të kalojë. Mund të më teket mua apo Sali Berishës të hedhim bomba në Kuvend… Mendoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme.

Gazeta të rëndësishme kombëtare kapën atë imazhin e flakëve në parlament dhe kjo e dëmton vendin. Ky është një dëm shumë i madh që Berisha i bëri njerëzve. Kjo dëmton Shqipërinë dhe njerëzit. Berisha dhe PD janë njëkohësisht forcë politike dhe forcë paramilitare. Është një parti e tillë. Ju kujtoj atë që bëri në Libofshë në ’94-ën. U shfaqën në këto seanca si forcë paramilitare dhe e dhunshme.

Ju thoni se kjo situatë dëmton vendin në sytë e botës, ju pse nuk i ndaloni fajtorët duke plotësuar kërkesën që opozita ka?

Ata kanë gjithmonë alibi për dhunën. Motivi kryesor është mbrojtja e Sali Berishës që është nën hetim nga SPAK. Ju e keni parë sa herë flet Berisha, pjesën e dytë e ka për SPAK-un. Ato janë gjëra të bashkuara dhe ai që i ka bashkuar është Sali Berisha.
Të jesh ish-zyrtar i lartë dhe të thuash SPAK është organizatë kriminale, më gjej një hapësirë për dialog me këtë person. Çfarë dreq politike mund të bësh me këtë lloj njeriu?

Shqipëria është si Borëbardha dhe Sali Berisha është si ajo shtriga që i kundërvihet. Edhe tiparet si ajo shtriga i ka.
Ata kanë nja 100 kërkesa, jo vetëm komisionet hetimore. Kur panë që në provat zgjedhore grupi Berisha kishte më shumë peshë këta të gjithë e drodhën, braktisën Lulin dhe ikën këtej. E gjitha kjo është një situatë e krijuar nga mungesa e moralit.

Parlamenti konstruktiv është baza për integrimin në BE. Nëse këta janë fajtorë, cilët jeni ju në këtë rast? Ndërkombëtarë kërkojnë dialog, por ju nuk pranoni. Përse nuk uleni?

ë parlament institucionet e dialogut janë të ngritura, ka komisione, konferencë kryetarësh, etj. Ne kur mblidhemi në komision ata vijnë më dhunë dhe nuk të lënë as të flasësh. Opozita na ka hequr neve të drejtën e fjalës. De facto. Edhe në parlament. Ata flasin 2 orë dhe ne rrimë t’i dëgjojmë.
I kanë dhunuar si hileqarë seancat pa filluar flaka dhe bombat tymuese. Nëse vjen si bandit në komisionin parlamentar, vjen ulërin ai Dashnor Sula, biznesmeni.

Me të bërtitura nuk ka dialog. Ajo është ftesë për dhunë. Parlamenti është konstruktiv nëse palët brenda janë të tilla. Nuk është kushtetuese të hedhësh bomba në parlament.

Kushdo që bën veprime të padenja duhet të merren masa. Unë jam parlamentar dhe kam të drejtën time të votës dhe do votoj sa herë për atë që kam bindje. Nuk më detyron dot Berisha që të votoj për komisionet e tij ordinere hetimore, unë jam për komisione hetimore serioze që merren me raste të rëndësishme, nga të cilat mund të dalin konkluzione dhe të dalin mundësi për reforma, ndryshime apo edhe ndëshkime.

Çfarë duhet të bëjë opozita?

Ata duhet të heqin dorë nga dhuna. Unë jam kundër, nuk bëhet dialog me një forcë paramilitare. Unë jam i bindur që do nxjerrin justifikime të tjera edhe më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts