McGonigal pranoi akuzat, avokati: SPAK të zbardhë të vërtetën e aferës ku emri i Ramës lakohet 14 herë

mcgonigal pranoi akuzat avokati spak te zbardhe te verteten e aferes ku emri i rames lakohet 14 here
mcgonigal pranoi akuzat avokati spak te zbardhe te verteten e aferes ku emri i rames lakohet 14 here

Avokati i Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar në lidhje me çështjen ‘McGonigal’, ku ish-zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajësinë për akuzat.

Në një reagim në ‘Facebook, Logu thekson se drejtësia amerikane foli, ndërsa shtoi se tashmë është radha që të reagojë SPAK.

REAGIMI I LOGUT
Drejtësia amerikane foli, tashmë rradhën e ka SPAK
Ish–agjenti special i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për marrjen e 225 mijë dollarëve në formë ryshfeti nga shtetasi shqiptar Agron Neza për të filluar një hetim penal ndaj lobistit amerikan të pajtuar nga Partia Demokratike në vitin 2017 (shih foto 1). Hetimet kanë provuar se shtetasi Neza kishte lidhje të ngushta me shtetasin Dorian Duçka, ish–këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama.
Dyshja Neza–Duçka kanë realizuar disa takime të ish–agjentit McGonigal me kryeministrin Rama, ku ndër të tjera është diskutuar për disa fusha naftëmbajtëse në jug të vendit. Këto të fundit çuditërisht iu dhanë një kompanie me lidhje të forta ruse, në shkelje të ligjit sipas vendimeve gjyqësore. Pra, shpërblimi i premtuar për ish–agjentin McGonigal shkonte përtej vlerës 225 mijë dollarë.
Qartazi, në këtë rast kemi të bëjmë me “Korrupsion aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, një vepër penale e dënueshme nga legjislacioni penal shqiptar (shih foto 2). Paratë e dhëna nga shtetasi Neza dhe premtimet e bëra nga kryeministri Rama për ish–agjentin McGonigal me qëllim që të nxiste një hetim penal ndaj kundërshtarëve politikë përmbushin të katër elementët e veprës penale të korrupsionit të nëpunësve të huaj, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal.
Hetimi i kësaj vepre penale është kompetencë ekskluzive e SPAK (shih foton 3). Prandaj, në 24 Janar 2023, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PD–së, Gazment Bardhi, përgatitëm dhe dorëzuam një kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetimin e rolit dhe veprimtarisë së të gjithë shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë histori, duke filluar nga Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka dhe të tjerë që do dilnin nga hetimet.
Drejtësia amerikane e bëri punën e saj. Ish–agjenti McGonigal do ndëshkohet për veprimtarinë e tij të paligjshme. Ndërsa tashmë i takon drejtësisë shqiptare që të zbardhë të vërtetën e plotë rreth kësaj afere ku emri i kryeministrit Edi Rama lakohet 14 herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts