“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë!”- Berisha: Të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi që po boshatis Shqipërinë

me 11 korrik te gjithe ne tirane berisha te ngrihemi ne nje beteje kunder ketij regjimi qe po boshatis shqiperine



































Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut, e cila është thirrur nga opozita dhe pritet të mbahet në 20:00 para Kryeministrisë.

berisha

Berisha u shpreh se 11 korriku do të jetë “ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës”.

Ish-kryeministri deklaroi se në protestë duhet “të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë”.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, kanë kaluar 34 vjet nga ajo ditë dhe mësimi më i madh prej asaj dite është se para guximit të të rinjve shqiptarë nuk ka mur, nuk ka barrierë, nuk ka forcë në botë që mund të rezistojë.

Ndaj dhe ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë.

Po kryen gjenocid me largimin me kushte të llogaritura të shqiptarëve.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të mbrohet nga bijtë dhe bijat e saj.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të kthehet shpresa në tokën e saj.

Miqtë e mi, nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve.

Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 përqind.

Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme.

Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi.

Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë, ku jemi e nuk jemi, në betejë me narkoshtetin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts