“Më 18 dhjetor, do vijojmë me të njëjtën frymë bashkëpunimi”/ Kryedemokrati Basha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Pjesëmarrja juaj ishte vlerë e madhe









Pas përfundimit të Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar anëtarët e saj për pjesëmarrjen.

basha keshilli kombetar

Sipas News24, mësohet se kreu i PD-së thotë se në ditët në vijim, në 18 dhjetor do të vijohet me të njëjtën frymë bashkëpunimi.

Mesazhi i Bashës:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë. Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim. Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer. Me respekt! Lulzim Basha

Këshilli Kombëtar vendosi ditën e sotme shkarkimin e Edi Palokës nga drejtimi i këtij institucioni, si dhe shkarkimin e disa anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarë të Partisë Demokratike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.