
13:21 29/08/2022
Gjibraltari mund të quhet zyrtarisht qytet, 180 vjet pasi ky status iu dha për herë të parë nga Mbretëresha Viktoria. Territori britanik, më herët gjatë këtij viti, kërkoi të quhej qytet, në kuadër të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës.
Por kur kërkuesit hynë në Arkivat Kombëtare, zbuluan se ishte quajtur qytet që në vitin 1842. Statusi i riafirmuar u përshkrua nga Boris Johnson si një “vlerësim i madh” që feston “dinamizmin dhe historinë e pasur”.
Gjibraltari është koloni britanike që prej vitit 1713, pas nënshkrimit të një traktati paqeje që rrodhi nga Lufta e Trashëgimisë Spanjolle.
Një konkurs i Jubileut vendosi në garë 39 vende që të shpalleshin qytete dhe 8 prej tyre mundën të përfitonin statusin. Statusi i qytetit shpesh lidhet me praninë e katedrales, universitetit ose një popullsie të madhe, por nuk ka rregulla të sakta pasi atribuimi i takon monarkut, i cili këshillohet me ministrat.
Sa i përket përfitimeve, nuk sjell diçka të madhe materiale ndonëse mund të ndihmojë me vendosjen e komuniteteve në hartë dhe është një burim krenarie për banorët./tvklan.al