“Me 200 mijë euro fshin prapanicën!”- Petro Koçi denoncon administratën e PS: Të heqim partinë nga duart e Maliqërve! Kam vendosur të vdes si qytetar, jo i pasur! Kisha kundër…










kociDeputeti i zgjedhur i PS-së, Petro Koçi ka reaguar sërish për denoncimin që bëri disa javë më parë se tenderat e Fierit janë përqendruar në duart e krimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Petro Korçi thekson se nuk i heq asnjë presje denoncimit të tij dhe se kundër tij në fushatë ka patur edhe ushtrinë, por dhe të gjithë administratën publike.

Ai ka komenetuar dhe reagimin e ish-kryeministrit Berisha për denoncimin në Fier, që sipas tij “I them Sali mavrise kam vendosur të vdes qytetar e njeri e jo i pasur”.

“Bëra një deklarate të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha ne publik nje britme te vete publikut.  U munduan te ma kompromentonin. Disa u versulen ta perkthenin ne larje hesapesh, te tjere ne ceshtje personale, te tjere si perpjekje per kompromis te piset. U fut ne loje dhe Saliu duke me perzier me standardin e tij qe me 200 mije euro fshin prapanicen e vet.  U pershfaqen disa pale politikomediatike me interesa te caktuara financiare ne treg. Sigurisht po ti perkisja ndonje interesi te tille do isha nje gojembyllur i rendomte. Por si ja kam thene edhe Sali mavrise kam vendosur te vdes qytetar e njeri e jo i pasur”, thekso Koçi.

Më tej deputeti i PS-së, thekson se deklaratat e tij patën mjaft reagime, madje futën në krizë marrëdheniet organizative në PS. Por ai shton se PS dhe administrata duhet t’i largohen fenomentit të “Maliqit”, por të ngrihet në moralin e ligjit.

“U bene përpjekje qe te futej ne krize marrëdhënia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Përkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize. Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite.

Kur fillova detyrën e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administratën kundër. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u çudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrinë e administratës kundër. Prisja shume me pak vota. Por kjo i dha shprese njerëzve se diçka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i shërbimeve do vinte ne lartësinë e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit”, thekson Koçi.

STATUSI I PLOTER I PETRO KOÇIT

Jemi ne prag te investimit te trete te energjise politike dhe njerezore te Edi Rames dhe Partise Socialiste. Nje pergjegjesi madhore kombetare, shteterore dhe morale qeverisese.

Nje nga sfidat e ketij mandati te ri eshte performanca e administrates dhe bashke me te lufta ndaj korrupsionit. Para me pak se nje muaj i dhashe ze politik nje fenomeni prepotent ne Fier, zgjatjes se duarve te botes se krimit ne financat publike.  Bera nje deklarate te ciles nuk i heq asnje presje. Hodha ne publik nje britme te vete publikut.

U munduan te ma kompromentonin. Disa u versulen ta perkthenin ne larje hesapesh, te tjere ne ceshtje personale, te tjere si perpjekje per kompromis te piset. U fut ne loje dhe Saliu duke me perzier me standardin e tij qe me 200 mije euro fshin prapanicen e vet.

U pershfaqen disa pale politikomediatike me interesa te caktuara financiare ne treg. Sigurisht po ti perkisja ndonje interesi te tille do isha nje gojembyllur i rendomte. Por si ja kam thene edhe Sali mavrise kam vendosur te vdes qytetar e njeri e jo i pasur.

Palet nga nxitimi nxoren ne shesh nje sere aferash me interes per agjensite e zbatimit te ligjit. Edhe per vete SPAK un me te cilin pata nderin te kontaktoj. Çuditërisht administrata e shume agjesive shteterore qe veprojne ne Fier reagoi politikisht kunder ketij denoncimi. U bene perpjekje qe te futej ne krize marredhenia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem.

Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize.

Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite.

Kur fillova detyrën e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administratën kundër. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u çudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrinë e administratës kundër. Prisja shume me pak vota. Por kjo i dha shprese njerëzve se diçka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i shërbimeve do vinte ne lartësinë e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit.

Kjo ishte një nga arsyet qe rezultati ne Fier ishte me i miri ne gjithë qarkun.

Tani qe ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administratës dhe partive, apo mes administratës dhe pushtetit te zgjedhur. Per ketë mendoj se ka nevoje për reforma statutore dhe ligjore te forta. Te shpëtosh nga ky konflikt interesi është njera nga rrugët për te luftuar korrupsionin ne jeten publike. PS eshte instrument politik ne krah te qytetareve.

Mandati i trete i energjise Rama po afron!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *