Me 500 euro në ballë/ Këshilltari i Presidentit publikon foton e deputetit që votoi për shkarkimin e Ilir Metës: Çunat i siguruan pushimet. Në pritje të direktivave nga…






Këshilltari i Presidentit Tedi Blushi ka publikuar foton e një prej deputetëve të opozitës në Parlament, i cili mban në ballë 500 euro.

besnik troplini
Deputeti Besnik Troplini, foto e publikuar nga keshilltari i Presidentit

Bëhet fjalë për deputetin Besnik Troplini, i cili është një prej ligjvënësve që votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, në një postim në Facebook shkruan me ironi: “Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi shkarkimin e Ilir Metes  nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *