“Me 69 të mori djalli dhe të çoi në djall”- Rama rrëfen se çfarë i tha ‘fallxhorja’: Kush voton 6 dhe 9 derrin maç ka. Ja mesazhi që ka për demokratët e Shkodrës



Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një pjesë nga show ku do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar. Rama tha se kur kishte bërë xhirimet kishte takuar një fallxhore, e cila i kishte thënë që të mos mundohej më kot të ndante kryedemokratin, Lulzim Basha nga LSI, pasi ata kanë rënë në konsensus që ky është numri i djallit.

Po ashtu Rama pati edhe një mesazh për të gjithë ata që votojnë PD-në, në veçanti për demokratët e Shkodrës “them derrin maç keni pasur 30 vjet dhe atë do keni po nuk votuat PS”.

Rama: Sot do jem në një emision te Fevziu i vërtetë. Pas emisionit më tha fallxhorja ore ca bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet? Ça po më thua i thash. Ia ke parë numrat më tha, i kanë gjashtë dhe nëntë.

Prandaj tha unë të kuptoj se s’ke faj dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, kanë rënë dakord tha që ky është numri i djallit 69. Vajte te gjashta, nëntën ke dhe vajte të nënta gjashtën ke, more 69 të mori djalli dhe të çoi në djall.

Jam i sigurtë, nuk e diskutoj që ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi. Ju dua kaq shumë juve se i bini shkurt fare, i këpusni 12 dhe s’merreni as me 6 as me 9.

I thash dëgjo po ça lidhje ka shorti i thash unë?

Po ti e di tha nuk është as gjashta as nënta janë ata të dy. Ja derri maç njëri me kokë lart e një me kokë poshtë. Iliri lart, Saliu poshtë dhe e kundërta.

Kush voton 6 dhe 9 derrin maç ka. Të gjithë atyre që po na ndjekin dhe gjithë socialistëve që në këto kushte të jenë prezentë në takime jo fizikisht po përmes facebookut.  Demokratëve të Shkodrës i them derrin maç keni pasur 30 vjet dhe atë do keni po nuk votuat PS. Të gjithë ata që do votojnë për premtimet e Lulit pas zgjedhjeve derrin maç do kenë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *