
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një prononcim të përbashkët për mediat me kreun e PD-së, Lulzim Basha zbardhi detaje nga biseda mes tyre.
Sipas Konjufcës, fokusi i bashkëbisedimit ishte dialogu Kosovë-Serbi.
“Jemi të nderuar për pritjen në selinë e PD-së nga kryetari i saj, zoti Lulzim Basha. Patëm takim të frytshëm. Prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëllime të Beogradit të cilat rezultatin përfundimtar duhan të kenë destabilizimin e Kosovës dhe kontrollimin e vendit nga Beogradi. Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e PD të Shqipërisë janë të rëndësishme për republikën e Kosovës. Këto na ndihmojnë për proceset e ardhshme për dialogun dhe sfidat. Duke pasur në bashkëpunim, këto dy shtete tonat mund të kenë sukses. Me mendime të ndarë, të fragmentuara, me qëndrime të kundërta, kemi përjetuar vetëm dëme dy shtetet tona. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet tona, do të jetë më e lehtë rruga jonë drejt synimit drejt BE.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al