“Me besim në Zot, atdhe e shtet”, Haradinaj vlerëson me medalje çlirimtarët e Kosovës nga Tropoja

Nën ritmet e këngëve dhe valleve të Tropojës u prit në sheshin e qytetit të Bajram Currit ish-komandanti i UÇK dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Shtatorja e Bajram Currit në qendër të qytetit ishte ndalesa e parë e Haradinajt, ku ai nderoi e bëri homazh për këtë udhëheqës luftëtar shqiptar.

Ndërsa në Bashki ai u prit nga ish-luftëtarë të UÇK nga Tropoja dhe familjarë të dëshmorëve të luftës për liri. Ish-kryeministri Haradinaj vlerësoi me medalje çlirimtarët e Kosovës nga kjo trevë e Shqipërisë. Me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” u nderuan Tahir Sinani, Fatmir Doçi dhe Bilbil Breçani.

Po ashtu u vlerësuan edhe gazetari Ismajl Buçpapaj dhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar. Ish-kryeministri i Kosovës vizitoi edhe kullën patriotike të Binak Alisë në fshatin Bujan dhe bëri homazhe në Lapidarin e Gashit për të rënët në luftë.

Ramush Haradinaj u takua edhe me punonjësit e Spitalit të qytetit të cilët i falënderoi për ndihmën e pakursyer për të plagosurit e UÇK-së në vitin 1999 dhe po ashtu dekoroi mjekun kirurg Sokol Sula pas vdekjes për ndihmën e dhënë prej tij për të plagosurit në luftën e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *