“Me çfarë ia kanë lidhur duart kryeministrit?”- Salianji denoncon abuzimet: Oligarkë që ndërtojnë pallate në Tiranë! Janë dyfishuar kostot për rrugën Kardhiq-Delvinë












Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar abuzimet që sipas tij ka bërë kjo qeveri. Ai tha se është rruga Qukës- Qafë Plloçe një projekt që nuk po çohet deri në fund. Ndërsa për rrugën Kardhiq-Delvin, deputeti demokrat u shpreh se janë dyfishuar kostot.

salianji

Ndërsa sa i takon ndërtimeve në Tiranë, ai tha se këto bëhen nga oligarkët, të cilët ia kanë lidhur duart Edi Ramës.

“Një projekt tjetër që nuk e çoni dot në fund është projekti Qukës-Qafë Plloç. Ka që në 2013 mbetet zvarrë. Meqë jemi të rrugët, një denoncim tjetër është rruga Kardhiq-Delvinë, dyfishim i kostove këtu. Sot ishte në prokurori ish-drejtuesja e ARRSH. Ne e inkurajojmë prokurorinë pavarëasisht se pas dy vitesh ka nisur ti therrasë dhe besoj se do shkojë deri në fund. Aty ka një kallëzim penal nga ajo drejtuese ndaj kompanisë se rrugës së Arbrit që kishte marrë mbi 50 mln reuro dhe kishte punë të pakryera.

Këta janë të njëjtët oligarkë që bëjnë edhe pallatet në Tiranë, që nuk u shkon policia e shtetit, as IKMT, që është i pafuqishëm kryeministri, që janë të pafuqishëm ministrat dhe që është e pafuqishme gjithë qeveria që nuk me kthejnë dot përgjigje kush janë subjektet që kanë ndërtuar pa leje.

Ashtu si ka thënë vetë kryeministri, tha nuk mbajmë përgjegjësi për fjalët. Ka thënë që drejtuesit e pushtetit vendor janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës penalisht për çdo ndërtim të paligjshëm. Po sot pse nuk flet kryeministri, pse nuk ikën IKMT me fadromat t’i  prishin ndërtimet? Se ja ka lidhur duart, me çfarë ja kanë lidhur duart kryeministrit, me çfarë ja kanë lidhur duart kryeministrit?”, tha Salianji në Kuvend”, tha Salianji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *