“Më dërguan video, Lulin e kishte zënë gjumi në trafikun e Unazës”- Rama ironizon Bashën: Kur ti fle jam rehat se s’të ngacmon Monika, nuk të vjen Saliu dhe…

SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është ndaluar në Berat nga ku nuk ka lënë pa ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama tha i kanë dërguar një video ku Basha shihej duke fjetur në makinë, ndërsa kishte ngecur në trafikun që krijohet te Unaza e Madhe për shkak të punimeve.

Rama: Po qeshja me një video që ma kishin dërguar dhe flinte gjumë Luli te hyrja e Tiranës, aty ku po bëhet hyrja e re. Aty të gjithë vonohen nga pak po e kishte zënë gjumi, nuk e kishte mbajtur dot. Kohë dreke, fle në drekë, nuk ke ça i bën.

Monitoron gjumin tim thotë. Nuk ke ça monitoron fle gjumë rrugëve, të sheh gjithë Shqipëria. Jo mor Lul.

Unë kur fle gjumë të paktën jam i qetë se fle edhe ti rehat nuk të ngacmon Monika, nuk të vjen Saliu, nuk e ke Ilirin mbi kokë se ai është histori më vete, hata më vete. Nejse Nasip s’kemi ç’i bëjmë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *