“Më detyrove të bëja seks me ty, më çove në dhomë dhe …”- Rrëfimi i tenistes për ish-zv.kryeministrin ngjall polemika! Frikë për jetën e saj









Tenistja e famshme, Peng Shuai, nuk është parë në publik prej disa javësh pas një postimi në mediat sociale ku akuzoi ish-zv.kryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli, për abuzim seksual.

Peng shuai

Pasi autoritetet kineze nuk nisën hetime ose dhanë garanci për mirëqenien e saj, Shoqata e Tenisit të Grave (WTA) njoftoi pezullimin e të gjitha turneve në Kinë, si përgjigje ndaj heshtjes së Pekinit ndaj këtyre akuzave.

Por Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka thënë se nuk do të pezullojë turnetë sepse “s’dëshiron të ndëshkojë miliarda njerëz”.

Zhang Gaoli

Javën e kaluar, ITF lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër ku shkruhej: “Shqetësimi ynë kryesor mbetet mirëqenia e Peng Shuai dhe akuzat e saj duhet të adresohen”.

Një nga yjet më të njohur të sportit të Kinës, Peng akuzoi publikisht ish-zyrtar të lartë të Partisë Komuniste, Zhang Gaoli, se e detyroi atë të bënte seks në shtëpinë e tij tre vjet më parë në një postim në rrjetet sociale më 2 nëntor, që tashmë është fshirë.

Peng u censurua dhe u zhduk nga publiku për më shumë se dy javë.

Peng shuai1

Autoritetet kineze nuk i kanë pranuar akuzat e tenistes kundër Zhang. Ish-zv.kryeministri ka mbajtur një profil të ulët dhe është larguar nga jeta publike që pas daljes në tension në 2018, dhe nuk ka asnjë informacion publik në lidhje me vendndodhjen e tij aktuale.

Para se të tërhiqej si zëvendëskryeministër, Zhang ishte kreu i një grupi pune të qeverisë kineze për Lojërat e Pekinit.

Peng shuai3

Postimi i tenistes:

Dua ta them! Sa hipokrite që jam, e pranoj nuk jam vajzë e mirë, jam vajzë e keq. Rreth tre vjet më parë, zëvendëskryeministri Zhang Gaoli doli në pension. Ti kontaktove me Dr. Liu nga qendra e tenisit Tianjin dhe më kërkove të luanim në ndërtesën Kangming në Pekin.

Pasi luajtëm në mëngjes, ti dhe gruaja jote Kang Jie më dërguat në shtëpinë tënde.

Pastaj më fute në dhomën tënde, ashtu siç ndodhi në Tianjin më shumë se dhjetë vjet më parë, për të bërë seks me mua. Isha shumë i frikësuar atë pasdite. Nuk e prisja që të ishte kështu.

Ne bëmë seks njëherë shtatë vjet më parë, dhe më pas ju u bëtë pjesë e Komitetit të Përhershëm dhe nuk më kontaktuat më kurrë kur shkuat në Pekin.

E kisha varrosur historinë tonë në zemrën time, pasi ju nuk do të merrnit asnjë përgjegjësi. Pse u ktheve sërish tek unë, pse më çove në shtëpinë tënde dhe më detyrove të bëj seks me ty? S’kam prova sepse t’i nuk le asnjë provë. Vazhdove ta mohoje, por t’i më pëlqeve mua, përndryshe s’do më kontaktoje. Unë hëngra darkë me ty dhe bashkëshorten tënde Kang Jie. T’i the shumë gjëra që të më argoje mendjen. Unë të thashë që nuk më kishe harruar kurrë përgjatë atyre 7 viteve të fundit dhe do ishe mirë me mua. Prit … Unë isha e panikosur dhe kisha frikë, por pranova të bëj seks me ty 7 vite më parë. . Po, bëmë seks. Ndjenjat janë shumë të ndërlikuara dhe është e vështirë të thuash. Që nga ajo ditë, dashuria ime për ty filloi sërish të lulëzojë. Më vonë në ditët në vijim, u tregove person i mirë dhe më trajtove mirë.

Në fillim ishte mirë, por ngadalë ndryshoi me kalimin e kohës, shumë padrejtësi dhe fyerje. Sa ofendime më ka thënë gruaja jote pas shpine.

Që nga dita e parë që ju takova e deri më tani, nuk të kam marrë asnjë qindarkë dhe s’kam pasur asnjë përfitim nga ti.

E meritova gjithë këtë dhe u poshtërova. E mbajtja të fshehtë marrëdhënien me ty.

Shumë herë ndjej se jam ende vetëm. Ndihem si një i vdekur në këmbë, që shtiret çdo ditë. Nuk duhej të kisha ardhur në këtë botë, por nuk kam guxim të vdes.

Më the që në datën 2 do të shkonim në shtëpinë tënde dhe do flisnim. Por më more në telefon dhe do më kontaktoje një ditë tjetër. Thjesht u zhduke ashtu si 7 vite më parë. Thatë që s’ka asgjë mes nesh, por ku shkuan ndjenjat e atyre 3 viteve. Gjithmonë kishe frikë se do merrja regjistrues, për të siguruar prova.

Po nuk kam asnjë provë që të vërtetojë atë çfarë përjetuam bashkë. Për shkak se ishit zëvendës kryeministër më thatë se nuk kishit frikë.

Unë jam një vajzë e keqe dhe nuk e denjë të jem nënë. Ju keni fëmijë dhe jeni baba. A je gati ti dalësh përpara familjes tënde?!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.