Me diabet, tiroide apo tension të lartë, ja këshillat e verës nga nutricionistja Diola Dosti

Disa nga problemet shëndetësore që janë më të ndjeshme gjatë vapës kërkojnë kujdes të shtuar. Nutricionistja Diola Dosti e ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, ka dhënë sugjerimet e saj për të përballuar shëndetshëmtemperaturat e larta, por edhe për të shijuar të qetë pushimet verore.

Dosti u ndal tek persona që vuajnë nga tensioni i lartë arterial, duke këshilluar ushqimin me produkte deti dhe lëngun e selinosë që nutricionistja e rekomandon shpesh për vlerat që ka. Po ashtu ajo tërheq vëmendjen për ndalimin e përdorimit të yndyrnave shtazore, kripës e rigonit, evitimin e ëmbëlsirave dhe pasurimin e menusë ditore me fruta e perime të stinës.

Duke u ndalur tek pacientë me diabet, Dosti thotë se duhet të shmangin tre prej “armiqve” të shëndetit të tyre: brumërat, mishin dhe sheqerin dhe vlerëson si të dobishme bamjet e pagatuara, lëngun e përftuar prej tyre apo edhe qepën. E pyetur për njerëz që vuajnë nga çrregullimet e tirodes, ajo përveç këshillave të njohura për përdormin me kujdes të kripës a produkteve të ndryshme, ndalet tek algat e detit apo dhe arrat braziliane, por pa e tepruar me sasinë. Sa i përket ruajtjes së dietave gjatë pushimeve, Dosta thekson se nuk është shumë pro dietave, por i mëshon faktit se të shëndetshme janë regjimet ushqimore dhe ndërtimi i një kulture të tillë për të patur një peshë trupore të kënaqshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *