“Më erdhën disa banda dhe u vetëofruan të na…”- Grida Duma rrëfen bisedën 3-minutëshe me Lulzim Bashën



Deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma deklaroi se gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare, për të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.

Duma-Basha

Gjatë intervistës në “Open” në TCH Duma tha se ia kishte treguar rastin kryedemokratit Basha, por ai i kishte thënë  “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”. Duma shprehet se këto banda kaluan në kampin socialist dhe i dhanë fitoren PS-së përmes parave dhe kërcënimeve.

 “Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme,” tha Duma.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *