“Më erdhi keq për Lukakun”, rrëfehet Barela: Duhet të mposhtim mesfushën e Spanjës








Nikolo Barela po shkëlqen në Europian me Italinë teksa u bë protagonist në sfidën kundër Belgjikës duke shënuar golin e parë.

BARELA ITALIA

Prag sfidës me Spanjën, mesfushori i Interit u ndal të fliste gjatë për disa tema të nxehta në këtë Europian.

Arritjet: “Ju mund t’i përjetoni emocionet edhe pa i jetuar ato, me histori. Ishte bukur, Ne shpresojmë t’i bëjmë njerëzit ta rijetojnë atë në një periudhë si në vitin 1990”.
Sekreti: “Është bukur të marrësh kaq shumë komplimente. Ne bëjmë një punë të rëndësishme për ekipin, pika e parë e gjithçkaje është grupi, forca e përbashkët. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të sjellim deri në fund të garës dhe me kalimin e viteve mesfusha është departamenti ku loja kalon, Zhorzhinjo dhe Verrati janë dy fenomene që përpiqen që ekipi të dalë përpara, detyra ime është të marr pjesë në aksione”.
Zhorzhinjo: “Zhorzhinjo nuk bën kurrë një gabim, është e vështirë të thuash se ai mund të kishte bërë më mirë ose në një mënyrë tjetër. Gjithkush luan lojën e tij, ju gjithmonë mund të bëni më mirë ose më keq, por futbolli është kështu.

Mesazhi i Mançinit në fundin e ndeshjes: “Unë po shkëmbeja fanellën time me Lukakun kur trajneri po fliste. Unë I thashë shokëve të më tregonin se çfarë tha, por këto janë gjëra të dhomave të zhveshjes”.
Lukaku?  “Më erdhi keq për të, ne kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë, por ai do të ketë shumë raste të tjera për të festuar.
Idhujt: “Ksavi dhe Iniesta ishin modele që frymëzuan shumë në futboll. Unë kam karakteristika të ndryshme nga ta”.
Buskets: “Buskets ka qenë një nga më të mirët në botë për shumë vite, në Spanjë dhe në Barcelonë. Ne thjesht duhet ta komplimentojmë atë. Do të tentojmë të mposhtim mesfushën e Spanjës”.

Spinacola: “Nuk doja të festoja në fund për shokun e skuadrës, por ne kemi në dorë ta bëjmë krenar në qoftë se arrijmë të fitojmë”.
PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *