“Më fal, ju vodha një çokollatë”/ Letra e 12-vjeçarit zviceran bëhet virale, pendohet dhe i dërgon paratë shitësit

Në fund të majit, Benjamin, një turist zviceran 12-vjeçar, kishte vjedhur një vezë Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos. I ndjerë fajtor për këtë gjest, i riu pak kohë më vonë i dërgoi pronarit një letër me postë për t’i kërkuar falje, me një kartëmonedhë 10 euro brenda zarfit.

Tregtari, Danilo Chiaruzzi postoi foton në Facebook, duke thënë se donte të takonte djalin për t’i shtrënguar dorën.

“Unë quhem Benjamin. Jam dymbëdhjetë vjeç dhe vij nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj por nuk kisha para dhe vodha një vezë çokollatë. Më vjen shumë keq. Shpresoj që ju mund të më falni sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”, thuhet në letër.

Ndërkohë, pronari i dyqanit thotë: “Mbeta i shtangur!”.

“Tashmë asgjë nuk më befason, me atë që kemi kaluar vitet e fundit, por sot kam ndërruar mendje”, shkruan ai më tej në profilin e tij në Facebook.

“Mora një letër nga Zvicra, e shkruar me dorë me 10€ brenda, si një kërkesë falje nga një baba, djali i të cilit më kishte vjedhur një vezë në një udhëtim. Unë u habita dhe kjo duhet të lexohet nga shumë djem që çdo ditë, për argëtim ose sfidë, vjedhin patate të skuqura, karamele apo të tjera gjëra. Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë për të ardhur që të na vizitojë për t’i shtrënguar dorën!”, thotë Danilo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.