Me ftesë të presidenti të KiE, Rama të hënën në Bruksel, takon Charles Michel

Kryeministri Edi Rama do të niset të hënën për një vizitë zyrtare në Bruksel. Mësohet se vizita e Ramës në Bruksel, vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim.

Nuk dihet se cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.

Një ditë më parë në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime ndarasi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts