“Me gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen”/ Luçiano Boçi zbulon gafën në testin e matematikës






Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi të martën është shprehur se testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Boci

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Boçi thekson se specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.

Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit. Kjo është dëshmine një tjetër paaftësie dhe absurdi. Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon”, shkruan ai.

Sipas tij, nuk vetëm “Sindi” peshëngritja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin, pasi specialisti i matematikës I.Alikaj denoncon edhe një gafë tjetër.

Në pyetjen 27, nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës në raport me nivelin e tokës? Ndërkohë, nuk ka koncept Nivel-Tokë si Niveli Zero”, thekson ish-deputeti.

Ai shkruan se ky është “niveli i detit” dhe kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.

Sipas tij, pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

Me gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve”, shkruan Boçi.

Për të, ky provim është nul dhe matematika duhet të përsëritet.

Si më poshtë vijon shënim i tij i plotë:

NIVELI I TOKËS DHE NIVELI ZERO I TESTIT TË MATEMATIKËS

Testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të ministrisë.

Specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.

Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit.

Kjo është dëshmi e një tjetër paaftësie dhe absurdi.

Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon.

Nuk është vetëm “Sindi” peshëngritësja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin.

Specialisti i matematikës I. Alikaj denoncon dhe një gafë tjetër.

Në pyetjen 27 nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës ne raport me nivelin e tokës!!!!????

Ndërkohë nuk ka koncept NIVEL TOKE si NIVELI ZERO.

Ky është NIVELI I DETIT.

E kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.

Pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

Më gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve.

Ai është nul!

Matematika duhet të përsëritet!

Protesta studenteve

Qindra maturantë bllokuan rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe protestuan për provimin e Matematikës. Ata akuzuan Ministrinë e Arsimit se nuk iu është përmbajtur kurrikulave që ata kanë studiuar dhe thanë se testi ishte shumë i vështirë.

Sipas tyre kishte pyetje jashtë programit, ndaj kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë shpjegime nga autoritetet. Më herët zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një konferencë për mediat janë shprehur se provimi i matematikës ishte mesatar dhe nxënësit e mirë nuk kanë hasur vështirësi.

Kujtojmë se një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.

Në vendimin e publikuar nga QSHA bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Ku vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.

Ky vendim vjen pas protestave që kanë zhvilluar ditët e fundit maturantët, pasi ishin të pakënaqur.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *