“Me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist”/ Sulmohet Policia e Kosovës në veri, reagon Ministria e Brendshme: Në 3 ditët e fundit, ka pasur 4 sulme

me granate dore dhe ak 47 si nje akt terrorist sulmohet policia e kosoves ne veri reagon ministria e brendshme ne 3 ditet e fundit ka pasur 4 sulme
me granate dore dhe ak 47 si nje akt terrorist sulmohet policia e kosoves ne veri reagon ministria e brendshme ne 3 ditet e fundit ka pasur 4 sulme

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se të premten, 15 prill, është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa është nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare.

“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, e cila ka qenë duke shkuar për të nisur ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm, tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Ministri Sveçla ka thënë se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

“Tentim-sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqë metalikë në rrugën nacionale, në kohën përafërsisht të njëjtë me sulmin e së premtes, me qëllim që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.

Sipas tij, sulmi i dytë ka ndodhur përmes gjuajtjes me gurë drejt Policisë së Kosovës dhe sulmi i tretë ka ndodhur të enjten në mbrëmje, me armë zjarri.

“Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, por posaçërisht Policisë së Kosovës, që të vendosë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës, është bërë pengesë për Serbinë, për grupe të caktuara, të cilat mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia dhe realisht ua prish planet të gjithë atyre, të cilët Kosovën e kanë parë potencialisht si çerdhe të krimit të tyre dhe si vazhdimësi të krizave tjera”.

Katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë serbe./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts