“Më hoqën edhe 30 mijë lekëshin e ndihmës”/ Kryefamiljarja tregon si iu mbyllën dyert në shtet, Vokshi: Të bashkohemi për ndryshimin

Drejtuesja politike e PD-së Albana Vokshi zhvilloi sot takime në Laprakë, që sipas saj është një ndër zonat më të varfra, me pak shkolla dhe kopshte publike, ku nuk është vënë dorë prej 8 vitesh.

vokshi

Vokshi thekson se braktisja që qeveria u ka bërë qytetarëve të Laprakës ndihet më shumë nga gratë kryefamiljare. Gjatë bisedës me Vokshin, Albana e cila është kryefamiljare dhe nënë e tre fëmijëve, i tregoi drejtueses politike për Laprakën për jetesën e vështirë dhe mbylljen e dyerve në qeveri dhe bashki.

“Unë kam tre fëmijë për të rritur, dhe detyrohem të ik jashtë të punoj. Rri tre muaj andej që të jetojmë këtu, sepse këtu nuk më mbështet njeri. Dhe  30 mijë lekë të vjetra që më takojnë me ligj, m’i kanë hequr. 8 vite nuk ka menduar njeri për mua. Unë dua punë, por asnjë punë pastrimi nuk më japin.- u shpreh kryefamiljarja.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim,  Vokshi theksoi arsyen pse qeveria dhe Edi Rama i ka braktisur njerëzit

“Mbështetja si kryefamiljare të takon me ligj, por ty ta kanë hequr atë që të takon,  sepse paratë e tua i marrin i vjedhinn dhe tani në prag fushate i shpërndajnë për të blerë vota. Shteti nuk mendon për ty. Për shtetin jeni inekzistent. Të ka hequr dhe 30 mijë lekëshin e vjetër si kryefamiljare, të ka braktisur ty, ka braktisur të gjithë familjet në nevojë, të cilave i ka hequr ndihmën ekonomike. U ka thënë “ke televizor” i ka hequr, kanë bicikletë i ka hequr.”- u shpreh zonja Vokshi.

Albana Vokshi i kërkoi nënës kryefamiljare që në 25 Prill të braktisin qeverinë që ka lënë më baltë gratë dhe nënat për 8 vjet, duke u bërë pjesë e mdryshimit.

“Pas datës 25 prill  qeveria jonë do të japë atë që të takon me ligj, ndihmën ekonomike, të cilën do ta dyfishojmë dhe do të ketë një program të veçantë mbështetjeje për kryefamiljaret. Të gjithë qytetarët po bashkohen me koalicionin opozitar, për të sjellë ndryshimin e madh, sepse vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme që të mendojë për shqiptarët për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë.”- u shpreh Albana Vokshi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *